Është bllokuar pjesërisht aksi Krujë-Fushë Krujë në afërsi të Krastës.
Shkak i bllokimit është bërë një pishë e thatë, e cila është këputur dhe ka zënë thuajse të gjithë rrugën.
Lëvizja bëhet me vështirësi, ndërkohë që pritet ndërhyrje për të zhbllokuar aksin.