Aktualitet

Flutura Açka: Sot u gdhimë më të varfër. Pusho në paqe, Moikom!

Shkruar nga Liberale
Flutura Açka: Sot u gdhimë më të varfër. Pusho

Shkrimtarja Flutura Açka ka kujtuar shkrimtarin e Moikom Zeqo, i cili u nda këtë mëngjes nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.

Përmes vargjeve, Açka thotë se sot të gjithë jemi zgjuar më të varfër me ikjen e tij.

Statusi i Flutura Açkës:

Sot, të gjithë jemi gdhirë më të varfër

Pusho në paqe, Miokom! Ti mendje brilante.

Një i urtë i patëdytë, që i bëri shërbimin kombit deri në fund, ndër të paktët që nuk kërkoi kurrë, që dha shumë dhe që do t’i mbetemi borxh po aq shumë…

Një nga intervistat e tij të fundit e dha ne sallën e Teatrit Kombëtar, pak javë para shembjes.

Poezi e Moikom Zeqos:

Ka një mrekulli të vdekjes

Ka një mrekulli të vdekjes të sakte si ligjet

kur trupat tanë do të shpërbëhen në elemente

të natyrës,

ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,

si humus e kripëra te rrënjët e një bime,

që ajo të lulëzojë e të hapi petale

e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.

Do të na lulëzojë eshtrat…

Ajme! Po shpirtrat vallë?

Si krijesa ajri do të enden nëpër re,

përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH