Aktualitet

Koronavirusi/ Basha anulon takimet publike të pasdites

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi/ Basha anulon takimet publike të pasdites

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

"Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.", njofton PD. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH