Aktualitet

Lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në OSBE

Shkruar nga Liberale
Lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në OSBE

Ambasadori i Shqipërisë në OSBE, Igli Hasani është liruar nga detyra. Është presidenti Ilir Meta, i cili ka dekretuar lirimin e diplomatit.

“Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident,” bën me dije Presidenca.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH