Globi

“Garda Vullnetare Shqiptare” kërcënon me jetë Kurtin e familjen e tij

Shkruar nga Liberale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një kërcënim nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, e cila paralajmëron veprime ndaj Albin Kurtt, udhëheqjes së LVV dhe familjarëve të tyre.

Kjo “Gardë” kërkojnë që qytetarët të mos përkrahin simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po organizojnë protesta më 29 maj kur pritet të jepet vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatimin nga  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të Abdullah Hotit të LDK-së për formimin e qeverisë së re.

Ndërkohë në reagimin e tij, Kurti thekson se kërcënim vjen ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe posaçërisht kryetares së saj, Arta Rama-Hajrizi.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër.

Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.

Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.

Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH