Aktualitet

ERE rrit çmimin e energjisë elektrike për muajt nëntor-dhjetor

Shkruar nga Liberale
ERE rrit çmimin e energjisë elektrike për muajt

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se në muajin nëntor dhe dhjetor do të ndryshojë çmimi i energjisë.

Kështu, në dy muajt e fundit të 2022-it, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e ERE.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Entit Rregullator u rrëzua kërkesa e deputetes demokrate, Jorida Tabaku, për ta shfuqizuar plotësisht fashën.

Vendimi për futjen e saj u mor në shtator, por gjatë tetorit, qeveria vendosi të mos e zbatonte, për shkak, sipas saj, të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kursyer energjinë dhe reshjeve që ranë në vend.

Deri tani, qeveria nuk ka dalë ende me deklaratë, nëse fasha do të aplikohet për muajin nëntor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH