Recep Tayip Erdogan ka mbajtur fjalim e parë pasi u rizgjodh president i Turqisë. Erdogan ka falënderuar zgjedhësit që i besuan mandatin e tretë.
“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr. E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”, u shpreh Erdogan.
Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.