Epidemiologu Alban Ylli tha në studin e ABC News, se mund të preken 1000-2000 shqiptarë nga koronavirusi, edhe pse nuk dihet se si do të shkojë situata.
“Kampion do të jetë i madh, do të ketë në Shqipëri pak mijëra raste të konfirmuara. Në popullatë do të ketë shumë më tepër, të jeni të sigurt për këtë. Unë mund të them se mund të shkojnë në 1000-2000, nuk e di. Ka sens ta themi këtë meqë jemi shumë afër Italisë”, shtoi Ylli.
Ylli tha po ashtu se tani jemi në fazën e rritjes së rasteve të reja dhe kjo shifër mund të arrihet në muajin maj.
"Unë besoj se ka pasur një frenim disa ditor dhe po shikojmë një rritje që ka filluar të ndodhë para një jave. Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill", tha ai./Gazeta Liberale