Aktualitet

EMRI/ Shqiptari kapet brenda fermës së kanabisit, “e futën në kurth dhe donte të shlyente borxhin e udhëtimit klandestin”

Shkruar nga Liberale

Klajdi Karaj kujdesej për fermën e drogës që kishte ngritur në Britaninë e Madhe, me qëllim për të shlyer borxhet ndaj atyre që e dërguan ilegalisht në vendin ishullor.

Ai është pas hekurave pasi policia i gjeti 148 bimë kanabisi në një shtëpi në Newcastle.

Gjykata mësoi se brenda banesës u gjet shtetasi shqiptar 21-vjeçar, si dhe 148 bimë kanabis .

Karaj, pa vendbanim fiks, u arrestua dhe pohoi se kishte ujitur bimët për dikë tjetër, në mënyrë që të shlyente një borxh prej 6000 paundësh. Ai doli para gjykatës së Newcastle të enjten për t'u deklaruar fajtor nën akuzën e kultivimit të kanabisit.

Michael Gibson, avokati i tij mbrojtës, tha se Karaj kishte shkuar në Angli për të gjetur punë pasi pa një reklamë pune, në vendin e tij. “Ai u ndihmua për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga një grup që doli të ishin kriminelë. Ai nuk u detyrua apo nuk u kërcënua të merrte pjesë në kultivimin e kanabisit, megjithëse ishte nën presion të madh për të shlyer 6000 paund (7 mijë euro) borxh që ishin paguar për udhëtimin e tij”.

Shqiptari po ujiste fermën e kanabisit kur u prangos. Nëse lirohej sot, ai nuk do të kishte mjete të ligjshme për të mbajtur veten, prandaj edhe nuk ka pasur asnjë kërkesë për lirim me kusht.

Karaj do të dalë në gjyq për të mësuar dënimin më 23 qershor, ndërkohë u la në paraburgim.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH