Aktualitet

Emri/ Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Peqin

Shkruar nga Liberale
Emri/ Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Peqin

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Peqin.

Shtetasi Besmir Hakballa, 40 vjeç, ka marrë plumb në pjesën e këmbës. Ndërkaq qytetarët kanë qenë ata që kanë njoftuar ambulancën për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit, shkruan BW.

I plagosuri Hakballa është qëlluar në këmbë dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është kritike. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe okumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Peqin dhe të DVP Elbasan po krehin zonën për kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH