Aktualitet

Emri/ Në pranga 30-vjeçari, mbi 1 kg drogë në makinë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Në pranga 30-vjeçari, mbi 1 kg drogë në makinë

30-vjecari Gentjan Demiri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pas një kontrolli ku u gjet një pako me kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve, rezultoi se 35-vjeçari ishte me masë “Arrest në shtëpi”. Demiri akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH