Aktualitet

Emri/ Humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Torino

Shkruar nga Liberale
Emri/ Humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Torino

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave italiane, 32 vjeçari, Olti Hysenaj ishte duke drejtuar automjetin tip “Ford Fiesta” në momentin kur është përballur me shtyllën e dritës që ndriçonte rrugën dhe më pas me një pemë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa mediat italiane shkruajnë se, Hysenaj ndodhej i vetëm në automjet dhe gjatë përplasjes është hedhur nga makina. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH