
Një 53-vjeçar nga Vlora është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi u kap me një shumë prej 44 mijë euro të pa deklaruar në portin e Durrësit.
Policia njofton se 53 vjeçari Nuri Alushi i kishte fshehur paratë brenda automjetit tip furgon të linjës Vlorë-Itali që drejtonte, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë.
Në tapicerinë e automjetit policia gjeti paratë, medikamente mjekësore, pesticide dhe pije.
Raportohet se ai u arrestua për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.