Policia ka arrestuar shoferin e autobusit që përplasi dje dhjetra makina pranë Urës së Tajvanit në kryeqytet.
Mësohet se, Agron Xhafa është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nëntë persona u plagosën dje në aksident, ndërsa të tjerë u lënduan lehtë.
Për pasojë, u bllokua lëvizja e mjeteve në një nga akset me qarkullimin të lartë në Tiranë.