Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin e deklarimit të pasurisë katër personave në Durrës dhe një në Tiranë të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme.
Shtetasi, Akil Alushi i dënuar për trafik droge është nga Tirana, ndërsa katër të tjerët janë nga Durrësi dhe një prej tyre, Ilir Oshafi është i dënuar në Itali për drogë.
Kurse tre të tjerët, Morel Kërtalli, Enkel Kërtalli dhe Gentian Malindi të cilët akuzohen për vrasje janë nën hetim e sipër dhe nuk kanë një dënim Gjykate. /Gazeta Liberale