Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla i ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” foli për ministren e re të Arsimit.
I pyetur nëse ka ndikuar në përzgjedhjen e Kushit, duke qenë drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Balla tha se askush nuk ndikon në përzgjedhjet e kryeministrit.
“Është figurë politike, është deputete prej dy mandatesh. Për PS, arsimi mbetet një prej prioriteteve madhore dhe këtë e kemi konfirmuar me vëmendjen dhe mbështetjen buxhetore.
Shqipëria ka një nivel të lartë të GDP për arsimin pa futur pjesën shtesën me paktin për universitetin, ndaj në një sektor të tillë vendosja e një lidershipi politik tregon se sa të rëndësishëm e konsideron PS.
Askush nuk ndikon në përzgjedhjen që vetë kryeministri bën brenda familjes sonë politike”, tha Balla. /Gazeta Liberale