Policia tajlandeze ka gjetur trupin e pajetë të një gruaje milionere biznesmene, e zhdukur që nga 18 tetori i këtij viti.
Trupi i saj u gjet i futur në frigoriferin e saj dhe i mbuluar me beton. Policia është duke hetuar vrasjen e saj dhe po kërkon shoqen e milioneres, e identifikuar vetëm si Oom, e cila është zhdukur, por mund të sigurojë informacion mbi zhdukjen e biznesmenes, e cila ishte bamirëse, kishte dhuruar para për tempullin dhe spitalin e zonës.
Nga llogaria bankare e milioneres janë tërhequr shuma të mëdha parash si dhe janë zhdukur makina e karta bankare e saj.
Ndërtuesja milionere, Wannee Jiracharoenying, 58 vjeçe, ishte zhdukur 11 ditë më parë pasi kishte shkuar të vizitonte tempullin Chiang Mai në pjesën veriore të Tajlandës. Vëllai i saj, Woraphan Juracharoenying, 59 vjeç, kishte shkuar në këtë vend për ta kërkuar motrën e tij, pasi nuk po arrinte të kontaktonte me të dhe se ajo nuk ia kishte kthyer as mesazhet në telefon./Gazeta Liberale