E turpshme. Dhuna nuk shfaqet vetëm në futboll. Madje as në sportet e meshkujve. Derbi i basketbollit të femrave mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me dhunë.
Antoinette Alyssa Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Bannister grushtoi kundërshtaren dhe Dishnica nuk ngurroi t’i kundërpërgjigjej. Më pas janë përfshirë edhe familjarë e lojtaret e të dy skuadrave, duke degraduar në një sherr masiv. Janë dashur disa minuta që situata të normalizohej.
Pritet që Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Basketbollit të marrë një vendim për dhunën.
Takimi ishte i vlefshëm për gjysmëfinalet e kampionatit kombëtar. Në finale shkoi Partizani që fitoi edhe sfidën e dytë me rezultatin 86 – 83.