Globi

E rëndë në Itali/ Godasin me armë zjarri makinën e trajnerit të njohur

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Itali/ Godasin me armë zjarri makinën e

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur gjatë natës për teknikun italian, Antonio Calabro ku raportohet se trajneri i ekipit të Virtus Francavilla në Serie C, është zgjuar nga zhurma e dy të shtënave me armë.

Ai kishte parë se kishin qëlluar me armë zjarri makinën e tij të cilën ai e kishte të parkuar poshtë shtëpisë së tij.

Calabro ka bërë denoncim në polici dhe ende nuk bëhet me dijë ndonjë pistë dyshimi. Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe klubi.

“Klubi mëson me shqetësim lajmin që përfshin trajnerin Antonio Calabro, viktimë sonte e një episodi shumë të rëndë që ndodhi poshtë shtëpisë së tij në Melendungno.

Klubi, komuniteti dhe i gjithë mjedisi i futbollit të Francavilla shprehin solidaritetin dhe afërsinë me Antonion, viktimë e këtij akti të pafalshëm”.

Poll
SHQIPENGLISH