Një sherr banal në rrugë i ka marrë jetën ish-futbollistit të kombëtares austriake, Volkan Kahraman. Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga mediat austriake që kanë bërë të ditur se ka ndodhur në Vjenë.
Kahraman, i cili në karrierën e tij ka luajtur tre ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij në fillimin e viteve 2000, është qëlluar për vdekje pas një sherri banal në rrugë me personin i cili raportohet se ishte një i afërm i njohur i tij.
Më pas, autori 46-vjeçar është vetëvrarë.