Aktualitet

E RËNDË/ Breshëri plumbash drejt banesës së Skënder Likës në Kurbin

Shkruar nga Liberale
E RËNDË/ Breshëri plumbash drejt banesës së

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur sot në fshatin Sanxhak, Kurbin. Bëhet me dije se persona të  paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt banesës së shtetasit Skënder Lika.

Pak muaj më parë Skënderit iu vendos lëndë plasëse në banesë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Mësohet se forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga të shtënat.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja e sotme ka lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Kurbin. Konkretisht pasi i biri i Skënder Likës akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika vrau me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Kurbin/Informacion paraprak:

Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH