Një vajzë rreth 30-vjeç ka dëmtuar veten duke prerë damarët. Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.