Editorial

E megjithatë, opozita nuk duhet ta braktisë reformën zgjedhore

Shkruar nga Liberale
E megjithatë, opozita nuk duhet ta braktisë reformën zgjedhore

Ervis Iljazaj

Shembja e Teatrit Kombëtar ka rindezur konfliktin politik midis opozitës dhe mazhorancës. Pas një periudhe paqe te imponuar pjesërisht prej pandemisë dhe pjesërisht prej tryezës së reformës zgjedhore, opozita zyrtarisht ka filluar sezonin e protestave, e cila me sa duket ka hapur kështu një fushatë elektorale të parakohshme për zgjedhjet peralamentare të vitit 2021.

Rindezja e konfliktit politik u reflektua që ditën e djeshme me mungesën e opozitës në tryezën e reformës zgjdhore.

E megjithatë, edhe pse opozita ka nisur përsëri rrugën e protestave, ajo nuk duhet ta braktisë këtë reforme pasi është në interest ë saj ta cojë atë deri në fund për të siguruar, edhe pse jo plotësisht, garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Opozita nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime që ka bërë deri më tani duke brakitisur të gjitha reformat dhe duke i lënë mazhorancës të gjitha pushtetet, duke filluar që nga reforma territoriale e deri te reforma në drejtësi. Të gjitha këto reforma nuk kanë bërë gjë tjetër vecse kanë ritur ndjeshmë pushtetin e mazhoracnës. Pushtet të cilin opozita dhe qytetarët shqiptar po e vuajnë në kurrizin e tyre. Shembja e Tetatrit është shembull që tregon të gjithë këtë fenomen.

Ishte e qartë se kjo zbutje e aksionit politik  nëpërmjet tryezës për reformën zgjdhore,ishte pikërisht për të bërë ‘’ detyrën’’ e saj në raport me ndërkombëtarët që e kërkonin me insistim këtë gjë, duke qenë se reforma ishte një kusht thelbësor për celjen e negociatave dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Si të thuash, pas një viti me raporte të acaruara me ndërkombëtarët, opozita kësaj here bëri pikërisht atë që ju kërkuar, të ulej në tryezë me mazhorancën për reformën zgjedhore.

Reforma zgjedhore, përtej çdo detyrim gjerman për opozitën, ka një rëndësi thelbësore për vetë  aksionin e saj opozitar.

Është në të mirë të vendit dhe vetë Partisë Demokratike ta rimarrë sa më shpejt agjendën e reformës  zgjedhore, për arsye strategjike të Partisë Demokratike, por edhe të vazhdimit deri në fund të betejës personale të Lulzim Bashës, atë të ndryshimit të sistemit politik, që prej shumë kohësh ka qenë kali i betejës së tij.

Sepse, një nga aspektet kryesore të retorikës politike të Bashës, ka qenë pikërisht ruajtja e votës së shqiptarëve dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kuptim, Basha duhet të dalë me propozime konkrete dhe t’i fusë ato në agjendën politike. Sistemi zgjedhor jo vetëm që do ta ndihmojë për të ndërtuar strategjinë politike, por do të siguronte dhe një nga betejat e tij më të mëdha politike, të paktën ashtu sic na ka lënë të kuptojmë deri më tani.

Ky është momenti i duhur për të siguruar një sistem zgjedhor që të mundësojë përfaqësimin politik, dhe të gjitha instrumentet e duhura për të evituar sa më shumë manipulimin e votës.

Shqipëria është nga të paktat vende në botë, që ligjin zgjedhor, e aprovon pak para zhvillimit të zgjedhjeve, si pasojë e interesave të ngushtë politikë, duke iu imponuar ndonjëherë edhe në mënyrë të fshehtë dhe jotransparente çdo faktori tjetër shoqëror dhe politik.

Ndërkohë që, ligji zgjedhor, është ligji më i rëndësishëm i një regjimi demokratik, dhe kërkon diskutime të hapura dhe mendim nga aktorë dhe faktorë të kësaj fushe, ashtu sikurse ndodh normalisht në vendet demokratike. Sepse jo vetëm që është instrument i demokracisë direkte, por është edhe ligji nga i cili varen shumë raporte të tjera institucionale, sidomos , ato midis qeverisë dhe parlamentit. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH