Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me disa nga aleatët opozitarë në selinë blu. Mësohet se Basha eshte takuar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Në fokus të dikutimeve ka qenë Reforma Zgjedhore, ku mesa duket nga deklartat e bëra nga ambasadorja e SHBA dhe kreu i PD, konsensusi ka mbetur tek një ceshtje e pazgjidhur ende.
Ditën e djeshme pas mbylljes së takimit me Këshillin Politik, ambasadorja amerikanë Yuri Kim tha se partia në pushtet i bëri lëshimet e saj, duke shtuar se tashmë “topi është në fushën tij e ardhmja është në duart e tij”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Bashës, ku u shoreh:“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur"./Gazeta Liberale