Aktualitet

Durrës/ Kush është heroi që shpëtoi vëllain dhe shokun e tij, por u mbyt vetë

Shkruar nga Liberale

Anri Kashiku, 18-vjeç (në foto) humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike, pas një gjesti heroik, në bregdetin e Durrësit.

I riu mesditën e kësaj të enjte u fut në det për të shpëtuar dy fëmijë, të cilët po rrezikonin të mbyteshin.

Fëmijët ia dolën, por 18 vjeçari është nxjerrë nga uji i pajetë.

Ani Kashiku mësohet se u fut në det për të nxjerrë nga ujërat vëllain e tij dhe një tjetër moshatar me të, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata të dy, fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë vetë.

Pas kërkimeve në det, ai është gjetur i pajetë. Lidhur me ngjarjen policia ka nisur hetimet.

Pyetja që shtrohet është, se ku ishin rojet bregdetare në atë dhe sa siguri afron për pushuesit bregdeti shqiptar? /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH