Aktualitet

"Duket si ëndërr, s'e besojmë dot", reagon i vëllai i të arrestuarit për vrasjen e Liridonës: Të shokuar, jemi rritur bashkë me viktimën

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Liriidona Musliut dhe arrestimi i bashkëshortit të saj për krimin ka shkaktuar tronditje në shoqërinë shqiptare. Policia ka vënë në pranga 3 persona: Naim Murselin si porositës i krimit, Granit Plavën, në rolin e ekzekutorit, si dhe Kushtrim Kokalla.

Ky i fundit është pjesëtar i FSK-së dhe nip i Naim Murselit. Kokalla dyshohet të bashkëpunuar me Murselin dhe ekzekutorin.

Lidhur me arrestimin e tij, ka reaguar vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla, i cili është efektiv i Policisë së Kosovës.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”, tha Kokolla për mediat në Kosovë.

Sipas tij, Kushtrimi ka qenë  shumë i lidhur me viktimën. Më tej ai u shpreh se të gjithë janë të shokuar.

“Vallaj nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!”.

“Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po na duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”, ka thënë Kanon Kokolla.

Në foto të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Në lidhje me rastin policia e Kosovës ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH