Sport

Drejtori i Milan, Paolo Maldini dhe djali i tij me koronavirus

               Publikuar në : 22:16 - 21/03/20 liberale

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel kanë dalë pozitivi në testin e koronavirusit. Dyshja bëhen të parët në kampin kuqezinj që dalin pozitivi me koronavirus, megjithëse klubi siguroi që të dy janë mirë.

“AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, Drejtori Teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas testoi pozitiv për Koronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit. Rezultati i analizave ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të Milanit, i cili më parë ishte stërvitur me ekipin e parë, gjithashtu doli pozitiv. Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët. Tani ata do të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen klinikisht, sipas protokolleve mjekësore të përshkruara nga autoritetet shëndetësore,” thuhet një deklaratë në faqen zyrtare të Milanit.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back