Aktualitet

Dokumenti/ Bashkia miraton shembjen e Teatrit Kombëtar

Shkruar nga Liberale
Dokumenti/ Bashkia miraton shembjen e Teatrit Kombëtar

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Më herët ishte paralajmëruar se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhej ditën e premte, ku pritej të merrej vendimi për çështjen e Teatrit, por mbrëmjen e së enjtes u publikua vendimi i këtij këshilli me vulën dhe firmën e kryetarit të tij, Toni Gogu.

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës, truallin dhe godinën e Teatrit Kombëtar, me qëllim ndërtimin e një objekti të ri.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1141116,1141115"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH