Globi

"Dita më e nxehtë në shtator", termometri shënon 39 gradë Celcius në Francë

Shkruar nga Liberale
"Dita më e nxehtë në shtator", termometri shënon

Vera ka mbaruar, por moti jashtëzakonisht i nxehtë vazhdon të përfshijë pjesën më të madhe të Francës këtë javë, me temperatura afro 39 gradë Celsius në pjesën perëndimore të vendit dhe pritet të arrijnë 35 ose 36 gradë Celsius sot në pjesën qendrore dhe jugperëndimore të saj.

“Me një temperaturë mesatare në Francë prej 25.1 gradë Celsius, e hëna 4 shtator 2023 ishte dita më e nxehtë në shtator, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 24.7 gradë Celsius, i vendosur më 4 shtator 1949”, raporton Meteo-France.

Në Paris, temperatura ditën e djeshme shënoi 31.5 gradë Celsius, për të tretën ditë radhazi që termometri shënoi mbi 30 gradë Celsius, ndërsa pjesa tjetër e javës pritet të jetë po aq e nxehtë: pasditen e sotme parashikohet 34 gradë Celsius.

Ndërsa sot pritet dita më e nxehtë e javës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH