Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh mungesë.
Blutë e drejtuar nga trajneri Uku, kanë arritur të triumfojnë në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 0-2, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, 1 javë para fundit të kampionatit. Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhiua në minutat 12 dhe 88-të.