Aktualitet

Digjet automjeti i shtetasit amerikan në tunelin e Kalimashit

               Publikuar në : 10:18 - 13/07/21 liberale

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës është përfshirë mëngjesin e së martës nga flakët, brenda tunelit të Kalimashit. Makina drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi.

Pasi ka konstatuar zjarrin, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të bashkisë, e stacionuar pranë tunelit, e cila në kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit nga korsia e rrugës, tuneli ka qenë i bllokuar. Më pas, qarkullimi u rikthye në normalitet.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back