Showbiz

Dhunoi një burrë në një klub nate, paditet këngëtari i famshëm (detajet)

Shkruar nga Liberale
Dhunoi një burrë në një klub nate, paditet

Chris Brown është paditur pasi pretendohet se ka dhunuar një burrë në një klub nate në Londër. Në padinë e ngritur, ditën e enjte, Abe Diaw pretendon se këngëtari i njohur e ka goditur atë në fytyrë me një shishe tekila, në muajin shkurt në Londër.

Sipas padisë, Brown 34-vjeç, e ka goditur në kokë, duke e lënë atë pa ndjenja. Më pas, Brown dyshohet se ka vazhduar ta shkelmonte pamëshirshëm mbi 30 sekonda.

Diaw, i cili ishte 43-vjeç në atë kohë, përfundoi në spital me plagë në kokë dhe ligamente të këputura në këmbë, thuhet në padi, duke shtuar se i ka lënë dëme të përhershme dhe shqetësim të rëndë emocional.

Diaw pretendon se klubi i natës ka mundur të regjstrojë të gjithë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë.

Deri tani nuk ende një reagim nga zëdhënësi apo avokati i këngëtarit lidhur me këtë ngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH