Aktualitet

Dhunë ndaj motrës, vjehrrit dhe vjehrrës, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Liberale
Dhunë ndaj motrës, vjehrrit dhe vjehrrës, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe një tjetër është proceduar për dhunë brenda familje.

32-vjeçari S.A, ka dhunuar motrën e tij, kurse 23-vjeçari E.C gjithashtu ka rënë në pranga pasi kanë dhunuar vjerrin dhe vjerrën e motrës së E.C.

Po ashtu për rastin e fundit është proceduar edhe 52-vjeçari K.C.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

E.C., 23 vjeç, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi K.C., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasve Z.L. dhe V.L., (vjerri dhe vjerra e motrës së shtetasit E.C.).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH