Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi i taksistit në Fushë-Prezë

Shkruar nga Liberale
Detaje nga ekzekutimi i taksistit në Fushë-Prezë

Një 71-vjeçar u gjet i vrarë këtë të hënë në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. Viktima është Abdulla Budlla, banues në fshatin Ahmetaq.

71-vjeçari mësohet se po qëndronte në vendin e zakonshëm pranë taksisë, kur një automjet në lëvizje qëlloi në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.

Burime për tvklan.al thonë se ai ishte baba i 4 fëmijëve, 3 djem dhe 1 vajzë. 2 prej djemve mësohet se jetojnë në Itali, ndërsa tjetri punon taksist në Aeroportin e Rinasit.

Banorë të zonës thonë se 71-vjeçari nuk njihej si person problematik dhe e përshkruajnë si njeri punëtor e të qetë. Ai mësohet se e ushtronte profesionin e taksistit në të zezë dhe lëvizte kryesisht në fshatrat përreth.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH