Deputeti demokrat Flamur Noka ka humbur nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti, i cili përmes një njoftimi në Facebook ndan me miqtë edhe detajet e ceremonisë mortore.
Postimi i deputetit Flamur Noka:
Të dashur miq. Me dhimbje të thellë ju njoftoj ndarjen nga jeta në moshën 85-vjeçare të nënës sime Ajshe Noka. Ceremonia e Varrimit do te zhvillohet Ditën e Premte në ora 11.00 në vendlindjen time, në fshatin Novosej të Bashkisë Kukës.
Pritja bëhet deri në ditën e Diel në Bar Restorant “Izet Tocilla” Novosej
Faleminderit!