Aktualitet

Deputeti i PD ironizon Ahmetajn: Fshatar nga Peqini jam, s’kam çfarë them kur flet dragoi

Shkruar nga Liberale
Deputeti i PD ironizon Ahmetajn: Fshatar nga Peqini jam, s’kam

Deputeti i Partisë demokratike, Dashnor Sula ka ironizuar ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit.

Ai e quajti Ahmetajn "dragua" dhe veten si “fshatar nga Peqini” që nuk kishte çfarë thoshte pas fjalë së tij, sa i përket energjisë elektrike.

“Unë fshatar nga Peqini nuk kam çfarë të them kur flet dragoi. Me të vërtetë besoni te këto llogjet që thoni këtu në arlament. Mos rreni se është turp. Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq. Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e theshtë. Rusi ka ardhur, atje është, por mos I bëni rrugët 23 mln euro km. Se ajo firma amerikane nuk paska vjedhur te rruga e Kombit, tani te Slavica qenka burrë i mirë. Mos e bëni atë instilacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë që iku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri", tha ai.

Po ashtu gjatë fjalës së tij ai denoncoi se në hidrocentralet e vendit po prodhoheshin kriptomonedha Bitcoin të cilat sipas tij po pasuronin drejtuesit e institucioneve të energjisë, për të cilët kërkoi një hetim nga prokuroria dhe autoritetet financiare.

"A e dini ju edhe kur fola për naftën që bëhet kontrabandë filluat me arsyetime kur të jepni shifra nga poshtë. I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë duke filluar nga drejtuesit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po I pasuron këta drejtues institucionesh. Harruat që kanë vdekur njerëz për 20 mijë lekë në burgje, dhe këta nuk i fusni në burg. Pse nuk i prekni me dorë këta. Kemi 10 vite në opozitë, nuk po fitojmë ne. Po ju them dhe një gjë. Ku është 3.3 mln euro që janë investuar në lumin Shkumbin, o qeveritarë a vlen një godinë 2.2 mln euro që nuk ekzistojnë. Ju na thoni ne fukarenjve, përshesh po hamë. Aq shumë keni ngrënë dhe keni vjedhur se një pjesë e politikanëve u kërcet unaza e stomakut.Uleni pak dozën se është gjynah. Zonja ministre I kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcoin janë gropa të zeza të energjisë elektrike”, tha Sula.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH