Aktualitet

Covid/ Specialistët, takim me Bashën: Të përgatiten spitalet rajonale

Shkruar nga Liberale
Covid/ Specialistët, takim me Bashën: Të përgatiten spitalet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me specialistët e shëndetësisë, ku u diskutua për menaxhimin e krizës të shkaktuar nga koronavirusi.

Gjatë fjalës së tij, kryedomokrati Basha tha se takimi i sotëm është në vazhdën e konsultimeve që ka pasur me një numër të madh mjekësh të tjerë.

“Takimi i sotëm është në vazhdën e konsultimeve që kam pasur me një numër të madh prej kolegëve tuaj. Është e domosdoshme për ne të dëgjojmë drejtpërdrejtë dhe zërin tuaj. Detyra jonë është që të japim mbështetje maksimale për ju, infermierët dhe gjithë stafin shëndetësor. Prioritet i prioriteteve është jeta dhe shëndeti,” tha kreu i opizitës.

Ajo që mjekët theksuan në tërësi është që të futen në lojë spitalet rajonale, si dhe të shtohen testet.

Mjeku Lutfi Lisha u shpreh se diagnostikimi i rasteve vijon të jetë akoma në vlera të ulëta.

Tamponët janë e vetmja metodë diagnostifikimi. Si do të rimbursohen ilaçet kur nuk janë të diagnostikuar pacientët?…Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë në kushte ambulatore.”

Mjekja Edlira Beqiri shtoi po ashtu se nuk është zgjidhje të sjellësh gjithë të sëmurët e Shqipërisë në Tiranë.

“Ky fluks nuk justifikohet për valën e dytë, nuk u nxorën mësime nga vala e parë. Me testim në shkallë republike edhe futjen në lojë e të gjithë spitaleve rajonale, fluksi do shmangej. Si pasojë e mostestimit, në Tiranë vijnë edhe raste që nuk janë me Covid,” tha mjeku Leon Shpataraku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH