Globi

Covid-19/ Serbia i dhuron Kosovës 1 mijë teste

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Serbia i dhuron Kosovës 1 mijë teste

Serbia i ka dhuruar Kosovës 1 mijë teste për koronavirusin, në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat kundër Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, raporton KOHA.

“Para disa ditësh në IKSHPK janë liferuar 2.100 teste. Sonte arrijnë edhe 2.000 të tjera. 1.000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së. 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia. Sot shpallet fituesi edhe për 10.000-13.000 të tjera”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kosova ka nënshkruar kontratën për furnizim me 7.000 teste më 23 mars, ndërkohë më 28 mars ka marrë 2.100 teste si pjesë e porosisë së përgjithshme. Sonte nga kjo porosi, pritet të mbërrijnë edhe 2.000 teste.

Nga 8 shkurti, në Kosovë janë testuar 3,915 persona, nga të cilët 449 kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, dhe 12 të vdekur. Të shëruar deri sot në Kosovë janë 79 raste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH