Aktualitet

Covid-19/ Prej 1 muaji në spital, ndërron jetë pacienti nga Shkodra

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Prej 1 muaji në spital, ndërron jetë pacienti nga

Një pacient 71-vjeçar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, ka shkuar në 31 numri i qytetarëve që kanë humbur  betejën me Covid-19./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH