Aktualitet

COVID-19/ Pezullohen ndërhyrjet kirugjikale edhe në spitalet private

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Pezullohen ndërhyrjet kirugjikale edhe në spitalet private

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë të gjitha ndërhyrjet kirugjikale të planifikuara në të gjitha strukturat spitalore publike dhe jo publike.

Vendimi i nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu është publikuar mbrëmjen e sotme në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ndërprerja sipas vendimit, do të bëhet deri më datë 3 prill. “Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1të këtij urdhri bëjnë vetëm ndërhyrjet kirurgjikale për patologjitë malinje, të cilat do zhvillohen sipas planifikimit”, thuhet në vendim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH