Aktualitet

Covid-19/ Komiteti Teknik vendos të hënën masat e reja

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Komiteti Teknik vendos të hënën masat e reja

Ecuria e pandemisë gjatë kësaj jave në Shqipëri do të jetë vendimtare për ndryshimin e masave. Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet të hënën për të marrë një vendim për masat e reja.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi tregon se cilat janë masat që mund të ashpërsohen nëse rritet numri i të infektuarve dhe atyre që kërkojnë shërbim spitalor.

“Do të ulet ora e kufizimit të lëvizjes dhe do të kalojmë të gjitha shkollat online. Në asnjë rast nuk do të vendoset për karantinë sepse edhe vendet që kanë kaluar në karantinë nuk kanë dhënë rezultate”.

Anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë shpehur disa herë me shqetësim për rritjen e numrit të viktimave e të infeksioneve dhe kanë kërkuar nga qytetarë e biznese t’i respektojnë masat, si mënyrë për parandalimin e përhapjes se virusit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH