Skuadra e Interit është përfshirë nga një "valë" dëmtimesh sidomos në repartin e mesfushës. Drejtuesit zikaltër janë duke punuar që në merkaton e janarit të përforcojnë ekipin me emra cilësor.
Siç raporton “Telegraph”, italianët janë vënë në ndjekje të Nemanja Matic.
Serbi njihet mirë nga Antonio Conte dhe “Djajtë e Kuq” janë gati ta shesin. Matic është një futbollist polivalent pasi luan në disa pozicione në mesfushë.