Një incident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë. Si pasojë e zjarrit të rënë në banesë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen një çift bashkëshortësh.
Policia bën me dije se shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H., u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni paraprak
Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.