Aktualitet

Çiftet tashmë mund të divorcohen edhe te noteri, pa shkuar në gjykatë

Shkruar nga Liberale
Çiftet tashmë mund të divorcohen edhe te noteri, pa shkuar

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri, duke shmangur kështu përfundimin në dyert e gjykatës.

Praktika e divorceve me pëlqim paraprak me zgjidhje në zyrat noteriake, është propozuar prej vitesh, por aktorët drejtësisë kanë rikthyer diskutimin, që të jetë noteri kryefjala e zgjidhjes së martesës kur mes bashkëshortëve, ka një akt-marrëveshje me mirëkuptim.

Mimoza Sadushaj, kryetare e Dhomës së Noterëve u shpreh për Euronews Albania se në rastet kur kemi të bëjmë me çifte që kanë fëmijë, procesi i divorcit duhet të merret në shqyrtim nga gjykatë.

“ Është gjykata ajo që vlerëson interesin e fëmijëve”, u shpreh ajo.

Sadushaj theksoi se propozojnë që të jetë noteri ai që jep vendimin kur çiftet ndahen me mirëkuptim dhe më pas e çojnë për ekzekutim zyrtar në gjendjen civile.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH