Sport

Chelsea kërkon “fantazistin” e Ajax

Shkruar nga Liberale
Chelsea kërkon “fantazistin” e Ajax

Padyshim, “blutë” e Chelsea mund të quhen ekipi më aktiv në merkaton e kësaj vere, e cila deri më tani ka rezervuar jo pak surpriza dhe tanimë “londinezët” duan të bëjnë transferimin e tyre të radhës.

I fundit në listën e “bluve” është “fantazisti” i holandezëve të Ajax, Mohammed Kudus, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Pochettino, pa theksuar këtu faktin, që për 22-vjeçarin ganez kanë shfaqur shumë interes dhe disa kluve të mëdha evropiane.

Mirëpo, në rast se kërkojnë shërbimet e autorit të 18 golave e 7 asistime të sezonit të shkuar me holandezët, bordi i Chelsea i duhet të nxitojë pasi për “fantazistin” gati për të bërë një ofertë janë dhe “topçinjtë” e Arsenal.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH