Aktualitet

Çfarë qëndrimi do mbajë Holanda për Shqipërinë? Flet ambasadorja

Shkruar nga Liberale
Çfarë qëndrimi do mbajë Holanda për

Holanda ka kundërshtuar disa herë për nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Ambasadorja holandeze në vendin tonë, Guusje Korthals Altes e pranishme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore deklaroi se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje. Ambasadorja Altes u përgjigj shkurt duke mos dashur që të japë shumë komente rreth kësaj çështjeje.

"Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë“, u shpreh Guusje Korthals Altes.

Diplomatja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qënieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

“Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë një realitet po të gjithë ata që janë pjesë e trafikimit të marrin dënimin që meritojnë sepse është detyra e të gjithëve ne bashkë me institucionet që t’i japim një dorë për ta ndaluar fenomenin e trafikimit. Ne kemi hapur diskutimin dhe do e vijojmë deri sa ta ndalojmë. Për rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka patur çështje që janë adresuar si këtu, në Holandë apo vende të tjera. Vitet e fundit bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës është fuqizuar dhe shpresojmë që të vijojë edhe më tutje”, u shpreh ambasadorja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH