Showbiz

Çfarë ndodhi? Xhesika e ‘Love Island’ në gjendje të rënduar, shpërthen në lot

Shkruar nga Liberale
Çfarë ndodhi? Xhesika e ‘Love Island’ në gjendje

Gjatë ‘Prime’ të djeshëm të Love Island Albania, Xhesika mori një videomesazh nga nëna e saj e cila i kërkonte të hiqte dorë nga Denisi.

Mesazhi ka treguar një anë tjetër të Denisit i cili menjëherë është larguar prej saj dhe është shprehur: “Më mirë që ndodhi kështu”. Kjo situatë e ka lënduar shumë Xhesikën e cila ka shpërthyer në lot dhe është shprehur te ishullorët e tjerë: “Nuk mundem më, i hapa zemrën sërish, jam bërë copash.”

Në “Dhomën e Ditarit” ajo ka shtuar: “Si mos të mërzitem kur të jepet shansi të largohesh nga unë dhe Denisi shprehet se është gjëja më e mirë për të dy. Unë mezi po e prisja këtë rikrijim, e kisha me shumë frikë dhe prapë u zhgënjeva. Ky është zhgënjimi më i madh që mund të kisha.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH