Media greke “Tovima.gr” shkruan sot se sipas informacioneve Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Tiranën për bisedime, për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, por ende nuk është caktuar ndonjë datë.
“Kanalet me qeverinë shqiptare, megjithatë, janë të hapura dhe ka shumë të ngjarë që vizita në Tiranë që do të lançojë zhvillimet do të nisin me kthimin e Nikos Dendias nga New York, ku të premten ai është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.
Në debatin e fundit në Parlament mbi ratifikimin e marrëveshjeve për zonat detare me Italinë dhe Egjiptin, të dy Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek informuan delegacionin kombëtar se plani i Athinës është të rinisë bisedimet me qeverinë shqiptare për një zgjidhje përfundimtare: shënjimi në pritje i zonave detare.
Nikos Dendias tashmë kishte pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin u ra dakord për të përsëritur ‘bisedimet së shpejti, pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në Jon, për të zgjidhur çështjen e zonave tona detare me Shqipërinë’, tregues i klimës që po formohet dhe reagimi pozitiv i Ministrit të Jashtëm shqiptar ndaj njoftimit paraprak të Kyriakos Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon nga 6 në 12 milje”, shkruan Tovima.
Burimi: BW