Aktualitet

Çështja Beleri/ Preç Zogaj: Ndërhyrja e Greqisë, akt jo miqësor ndaj Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Çështja Beleri/ Preç Zogaj: Ndërhyrja e Greqisë,

Greqia nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, nëse nuk do të të ketë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave si kryetar bashkie të Fredi Belerit, përkatësisht betimin e tij si kryebashkiak.

Lidhur me këtë fakt, Presidenti i Institutit Liberal "Pashko"  Preç Zogaj, tha në emisionin “Të paekspozuar” në MCN tv, se kjo është një ndërhyrje e pastër e Greqisë si një akt jomiqësor ndaj Shqipërisë.

Sa i takon mbajtjes në paraburgim, unë nuk jam shumë pro mbajtjes kaq të gjatë në paraburgim, nuk jam për këto burgosjet e gjata pa dënim. Drejtësia të veprojë më shpejt.

Kjo që ka bërë Greqia, sidomos dje dhe sot, është një akt jomiqësor ndaj Shqipërisë. Është akt i shtetit grek, një abuzim dhe shpërdorim i anëtarësimit të Greqisë në BE dhe të drejtës që ka për të vendosur veton.

Natyrisht, ju thatë që përgjatë këtyre viteve, ka patur periudha të përmirësimit të marrëdhënieve, por ka një akumulim të vjetër që del në pah shpeshherë dhe ka dalë edhe në këtë rast, ku Greqia kërkon të lirohet një person i arrestuar nga drejtësia. Pra i kërkon Shqipërisë, të bëhet një shtet politik. Kjo është në kundërshtim me standardin e integrimit në Bashkimin Europian.

Bilateralizmi mund ta pengojë pafundësisht zgjerimin e BE-së.

Mendoj se duhet të vijë një mision i BE-së këtu dhe ta shohë këtë çështje.

Më duket sikur Greqia kërkon të arrijë çështje të tjera këtu, që Shqipëria të vetëpaditet si vend ku nuk ka drejtësi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH