Aktualitet

Braçe: Pasi mësuam larjen e duarve, të lajmë rrugët dhe trotuaret

Shkruar nga Liberale
Braçe: Pasi mësuam larjen e duarve, të lajmë rrugët

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan nw njw postim nw Facebook se Evropa na mwsoi si tw lajmw duart dhe tashmw po na tregon sesi të lajmë rrugët e trotuaret.

Teksa publikon disa foto si shembuj për t'u larë rrugët, Braçe u kërkon kryetarëve të bashkive të bëjnë më shumë për dezinfektimin e ambienteve publike.

Gjithashtu u bëri thirrje kompanive të kontraktuara që të përdorin shembullin e Evropës për pastrimin e rrugëve.

“Pasi mësuam më shumë se kurrë nga Evropa dhe jo vetëm se si të lahen duart, tani duhet të mësojmë sesi lahen rrugët. Shiko, e çmoj pafund përpjekjen e krzetarëve të bashkive për dezinfektim të çdo ambienti publik, por duhet edhe më shumë. Rrugët e trotuareve duhen larë kështu. Ndalim qarkullimi dhe izolimi duhet të shërbejë pikërisht për këtë. Kompanitë e kontraktuara për pastrimin e mbetjeve të lajnë rrugët e trotuaret kështu. Ti përgjigjen kësaj situate, të bëjnë edhe ata diçka më shumë,“- shkroi zv. Brace./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH